Shqiptari gjendet i pajetë në qeli

schedule13:49 - 25 Nëntor, 2018

schedule 13:49 - 25 Nëntor, 2018

Një shtetas shqiptar është gjetur i vdekur mëngjesin e së dielës në burgun e Trikalas në Greqi. Lajmi bëhet i ditur nga mediat helene. 35-vjeçari shqiptar ka tërhequr vëmendjen e të burgosurve të tjerë dhe policisë pasi nuk u është përgjigjur thirrjeve të tyre.

Menjëherë agjentët e policisë kanë hapur qelinë e tij ku dhe kanë gjetur shqiptarin e pajetë. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së 35-vjeçarit. Për këtë autoritetet greke kanë hapur dhe një hetim. Ndërkohë, idenditeti i tij nuk bëhet i ditur./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!