Shqiptari bëhet “makth” për të renë greke, e ngacmon dhe dhunon në një klub nate

schedule11:31 - 26 Korrik, 2022

schedule 11:31 - 26 Korrik, 2022

Një 33-vjeçar shqiptar është denoncuar nga një 22-vjeçare greke për ngacmim dhe dhunë seksuale.

Ngjarja ndodhi të dielën në një klub nate në Neo Marmara, Halkidiki, ku shqiptari shkonte rregullisht, shkruajnë mediat greke.

Pasi e reja ka kontaktuar me komisariatin e Sithonisë, ka nisur kërkimi për kapjen e të akuzuarit, por nuk është bërë e mundur gjetja e tij. Ndaj tij është ngritur akuza për fyerje të dinjitetit seksual dhe lëndim trupor.

Dosja do t’i dërgohet Prokurorisë së Shkallës së Parë Polygyro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!