Shqiptarët si punetorë sezonale drejt Greqisë, radhë dhe pritje në Kapshticë

schedule11:12 - 1 Qershor, 2020

schedule 11:12 - 1 Qershor, 2020

Ashtu si në Kakavijë edhe në pikën kufitare të Kapshticës situata paraqitet më kaotike.  Qytetarët që janë nisur drejt Greqisë janë bllokuar prej orësh, pasi nuk u del në sistem garancia nga punëdhënësi në Greqi.

Siç raporton për ABC News gazetarja Ledjona Xheladinaj, shumë prej tyre thonë se kanë lënë fëmijët vetëm në Shqipëri për të punuar në Greqi.

Ata thonë se i kanë treguar doganiereve mesazhin, por për ta nuk është garanci e mjaftueshme. Shumë prej tyre shprehen se kanë humbur paratë që i kishin kursyer për këtë udhëtim.

“Jam nga Lezha, jam duke pritur prej 1 ore këtu. Ne na ka ardhur mesazhi që na ka dalë leja, garancia, këtu na thonë që jo”, thotë një nga qytetaret e cila kërkon të kalojë përtej kufirit për punë sezonale.

Për sa i përket kontrrollit nga stafi mjekësor në këtë kufi një rregull i tillë nuk është duke u zbatuar as nga pala shqiptare dhe as nga pala greke. /abcnews.al