Shqiptarët shtojnë kursimet në banka/ Banka e Shqipërisë: Depozitat u rritën në lekë dhe në valutë

schedule15:07 - 29 Gusht, 2024

schedule 15:07 - 29 Gusht, 2024

Qytetarët dhe bizneset kanë shtuar kursimet në banka. Statistikat e Bankës së Shqipërisë konfirmojnë se  gjatë muajit korrik ka pasur një përmirësim të nivelit të depozitave. Rritje të kursimeve  janë shënuar në monedhën europiane por edhe në lekë. Gjatë korrikut depozitat në Euro arritën vlerën 7.6 miliardë euro nga 7.5 që ishin një muaj më parë duke u rritur me 100 milionë euro. Ky fenomen mund të lidhet edhe me fluksin e eurove që kanë hyrë në Shqipëri gjatë korrikut i cili njihet si piku i sezonit turistik. Po ashtu një ecuri pozitive kanë pasur edhe depozitat në lekë të cilat janë shtuar me 5.8 miliardë.

Po ashtu të dhënat e Bankës së Shqipërisë kanë konfirmuar një ecuri pozitive edhe në nivelin e kreditimit. Bizneset dhe qytetarët janë mbështetur me hua  më tepër gjatë korrikut. Në total vlera e huasë arriti në 789.3 miliardë lekë. Nëse e krahasojmë me Korrikun e vitit të shkuar, huaja këtë vit rezulton 13.3% më e lartë, me një shtesë prej afërisht 93 miliardë lekësh.

NIVELI   I KREDITIMIT

Korrik    798.3 miliarde leke

Qershor   795,9 miliarde leke

DEPOZITAT NE EURO

Korrik 2024       7.6 miliarde euro

Qershor 2024   7.5 miliarde

DEPOZITAT NE LEKE

Qershor    776 miliarde leke

Korrik    781,8 miliarde leke./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!