Shqiptarët “pushtojnë” Zvicrën, tre futbollistë në formacionin e javës

schedule19:29 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 19:29 - 16 Dhjetor, 2019

Plot tre shqiptarë janë në formacionin e javës në kampionatin zviceran të futbollit, për javën e 18-të. I pari është mesfushori 22 vjeçar, Idriz Voca. Futbollisti i Luzern bëri një ndeshje të shkëlqyer në fundjavë përballë Basel, duke ndihmuar skuadrën e tij të marrë një fitore 2-1.

Edhe mesfushori me origjinë shqiptare i Sion, Pajtim Kasami, vazhdon të tregojë formë të mirë dhe të jetë në formacionet e javës. Kasami shënoi sërish në kampionatin zviceran. Ndërsa ish-sulmuesi i Shpresave kuqezi, Taulant Seferi, është rreshtuar në majë të sulmit.

 

View this post on Instagram

 

🇨🇭 Das Top-Team der 18. Runde der Raiffeisen Super League. Einverstanden? 🤔

A post shared by Blick Fussball (@blickfussball) on


22-vjeçari arriti të gjejë golin e parë në kampionatin zviceran me fanellën e Xamax, duke i dhënë një pikë ekipi të tij në atë barazim 1-1 kundër Sionit./abcnews.al

Formacioni i javës nga SportalHD