Analisti Blerim Hyseni ka deklaruar se shqiptarët janë pa pushtet në qeverinë e re të Maqedoninë e Veriut. Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, ai u shpreh se Mickoski po u heq të drejtat grupeve etnike.
Sipas analistit, maqedonasit duan të tregojnë se janë popull që qeverisin në vend, por shqiptarët në Maqedoninë e Veriut e shohin veten si zot të tyre dhe duan të bashkëqeverisin Maqedoninë në faza të respektit të ndërsjelltë.
“Ata ishin të verbuar pas pushtetit dhe kjo i ka lënë duart e lira Mickoskit që të jap aq do ai dhe pamundësinë e pjesëmarrjes së shqiptarëve në qeveri për të imponuar politikat e tij. Kjo ka rrjedhojë më herët, gjatë qendrimit të Mickoski në opozitë, i cili nëpërmjet BDI ka tentuar të sulmojë shqiptarët. Këtë e arriti dhe qëllimi i tij ishte që të tregojë që maqedonasit janë popull që qeverisin në këtë vend.
Edhe shqiptarët të jenë të kënaqur me atë që i dhurojnë ‘padronët’. Ne e konsiderojmë këtë jashtë realitetit, pasi shqiptarët në Maqedoni e shohin veten si zot të tyre dhe janë të kënaqur siç kanë dëshmuar dhe në të kaluarën të marrin pjesën e tyre dhe të bashkëqeverisin Maqedoninë në faza të respektit të ndërsjelltë. Për ndryshe çdo koalicionim tjetër, fyen dinjitetin e shqiptarëve”, tha Hyseni./abcnews.al