TIRANË- Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Real Story”, komentoi rezultatin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar humbjen e thellë të faktorit politik shqiptar dhe sidomos të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), të udhëhequr nga Ali Ahmeti.
Sipas Haxhiut, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka arritur të realizojë dy objektiva strategjike: “shkatërrimin politik të Ali Ahmetit” dhe “nënshtrimin e koalicionit VLEN”.
Ai theksoi se Mickoski i ka përdorur votat shqiptare vetëm sa për të dobësuar ndikimin e BDI-së dhe për të “shfuqizuar ikonën shqiptare”.
“E para, Mickoski dhe VMRO-DPMNE ka projektuar dy rrëfime politike brenda botës së tyre,: shkatërrimin e Ali Ahmetit, dhe dy nënshtrimin e VLEN dhe të dyja i ka arritur në zgjidhje. Pse e ka shkatërruar Ali Ahmetin, për arsye se i ka përdorur votat maqedonase aq sa i duhen për ta shfuqizuar ikonën shqiptare të deridjeshme. Fatkeqësisht Ahmeti dhe të gjithë liderët që krijojnë aurën për vete se janë të pazëvendësueshëm se ata rregullojnë të gjithë unë me një fjali ose e përdorin flamurin sa herë për të ngritur një nacionalizëm të panevojshëm, ose sa herë i duket se ai moment i komandantit që mund të shfaqet për ta ndryshuar gjendjen, kjo nuk ka arritur dhe prandaj Ahmeti ka pësuar këtë humbje, edhe për faktin se ka qenë joparimor. Vlen krijoi feudet politike të vogla, ashtu siç dinë shqiptarët për të krijuar një bërthamën, bërthamë e cila kishte strehën të Mickoski, e kontrolluar deri në detaje.
Albin Kurtin e krijoi për ta fuqizuar ose për ti dhënë atë pikën patriotike kinse VLEN brenda strehës së Mickoski dhe me krijuar pandanin Edi Ramës. Dy figura, njëri i heshtur dhe mendonte se Ali Ahmeti do ti fitonte zgjedhjet pa kurrfarë problemi, dhe tjetri, i cili u keqpërdorur dhe pastaj nuk i duhet më Mickoski dhe nuk ka më kurrfarë ndikimi te VLEN. Të gjithë ato figura që u krijuan brenda Vlen nuk janë më , nuk ekzistojnë, ka mbetur vetëm Mexhiti”, tha ai.
Në fund, Haxhiu u shpreh pesimist për të ardhmen e BDI-së në formën aktuale: “Kjo parti ose duhet të kalojë në reforma të thella, ose të zhduket. Unë besoj te kjo e dyta.”
“Shqiptarët janë shndërruar ne feude të vogla dhe BDI nuk ka krijuar asgjë në këto zgjedhje. Si parti politike, asaj i duhen ose reforma të mëdha ose zhdukje. Unë besoj te kjo e dyta. Ai i ka humbur këto zgjedhje për një arsye të vetme, sepse nuk ka krijuar projekt politik, por projekt menaxherial brenda një qeverie, e cila nuk ka pasur llogaridhënie.”, tha ai/abcnews.al

