TIRANË- Papa Françesku mbylli sytë përgjithmonë në moshën 88-vjeçar duke lënë pas trishtim dhe dhimbje tek besimtarët.
Papa ishte një prej figurave më të dashura të njerëzimit pasi gjatë drejtimit të Kishës, u bë një “avokat” mbrojtës ndaj shtresave më të dobëta të shoqërisë.
Teologu Dhimtër Qosja, i ftuar në “Tirana Live” tha se Papa Francesku ishte një personaliet i veçantë për kohën që jetojmë.
“Personaliteti tij është i veçantë në kohën bashkëkohore që jetojmë. Tregoi se ishte një prijës me moral të lartë. Tregoi interes të veçantë ndaj më të dobtëve dhe vizitoi dhe Shqipërinë dhe kjo për ne përbën një krenari dhe një nder dhe kjo na bën të jemi mirënjohës. Procesi është i njohur, që zgjedhja e Papës bëhet për 15-20 ditë. Pas zisë, 9 ditore mblidhen kardinalët nga e gjithë bota dhe aty votojnë dhe zgjedhin ata që janë në moshën 80-vjeçare”, tha ai.
Në katedralen “Shën Pali” në Tiranë nisën të bien kambanat e vajtimit, në nder të Papa Françeskut. Sakaq, në orën 18:00, është mbajtur Mesha e Dritës në Katedralen e Shën Palit./abcnews.al