Ndërkaq, kanë votuar 1.458.251 zgjedhës, duke shënuar një pjesëmarrje prej 42.21% dhe janë konsideruar të vlefshme 1.402.820 vota, ndërsa 55.334 vota janë shpallur të pavlefshme.
Procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave të zgjedhësve nga jashtë vendit është ende në vijim. Deri më tani janë numëruar dhe vlerësuar 75.414 fletë votimi nga gjithsej 194.889, që përbën rreth 39% të totalit të votave nga jashtë.
Procesi i numërimit për votat nga jashtë ka përfunduar për qarkun Kukës.
Në total, procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave për kandidatët ka filluar në 24 KZAZ./abcnews.al