“Shqiptarët imunitet të fortë për ta përballuar virusin”, Andi Koraqi: Koronavirusi i ngjashëm me HIV, jo gripin

schedule17:15 - 26 Shkurt, 2020

schedule 17:15 - 26 Shkurt, 2020

Shefi i shërbimit të mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi është shprehur se koronavirusi është një virus i ri i zbuluar dhe është e vështirë që të ketë të dhëna fikse në lidhje me këtë.

Koraqi nga studio e ABC News është shprehur se për shkak se është virus i ri e kanë të vështrirë që të kenë fakte të shkruara. Siç theksoi ai u tha se nuk prekte fëmijët por në Itali janë raportuar fëmijë me korona dhe pse janë më të fortë në imunitet dhe e kalojnë me lehtë.

Ndër të tjera shefi i  mikrobiologjisë në QSUT, përballë gazetarit Endri Xhafo ka deklaruar se laboratorët e QSUT-së kanë të gjithë kapacitetet për ta përballuar një situatë të tillë.

Gjithahstu ai ka theksuar se koronavirusi më shumë se me një gjendje gripale është i ngjashëm me HIV.

Pjesë nga Intervista:

Koronaviruesi aktual thuhet se ka pasur një thysë ndekshmërie më të vogël se SARS, a qëndron sërish kjo?

Patjetër, pasi vdekshmëria është 2 % e vdekshmërisë në krahasim me SARS që arrinte deri në 10 % është një virus i ri që ka ardhur nga kafshët, karakteristikë është se toorikisht ato duhet të ishin shumë të ndjëshëm ndaj ambjentit të jashtëm.

Ju ma konfirmoni se koronaviruset të gjithë tipet duke lënë Mersin dhe Sars në verë zhdukeshin. A do të zhduket me temperaturat e larta koronavirusi?

Pritet që të zhduket. Është një virus jo shumë i studiuar nuk ka asnjë të shënuar ka raste që fëmijët janë shumë pak të prekur por në itali kemi dhe fëmijë të prekur. Nëse janë prekur

Sa zgjat një periudhë shërimi nga koronavirusi?

Nuk  është se ka ndonjë të dhënë, ajo që është vënë re është një zgjatje e periudhës para se të sëmuremi, nga 14 dite tashmë ka mendime që shkon deri në 24 ditë. Është një virus i ri i pa studiuar.

Si shpjegohet  përhapja, Zvicra, Kroacia, Austria. Si është e mundur që me fluksin e udhëtimve ne sot jemi zero. A ekziston nga shkenca që njerëzit mund të jenë të prekur?

Thuhet se ¾ janë dhe pa shenja klinike ne deri më tani nuk kemi asnjë rast të konfirmuar. OBSH bën me dije se nëse nuk ka lidhje me një nga vendet që konsiderohet i rrezikshëm atëherë ai nuk mund të cilësohet si një person i infektuar. Nëse ne jemi më shumë në kontakt me viruset dhe bakteret bën që ne jemi më të fuqishëm si imunitet sesa me personat që janë steril.

Si mund të vetëkarantinohet një person në një familje me dy fëmijë dhe bashkëshorte?

Nëse ty të shfaqen shenjat klinike për 14 ditë dhe ti ke qenë transmetues ndaj nuk ka asnjë arsye që të izolohesh vetëm. Virusi nukpërkapet me anë të ajrit por me sperkla. Jetesa në familje është e rëndësishme mos të prekësh dhe të mos puthësh. Larja e duarve është një ndër mbrojtet kryesore që mund të bëni ndaj këtij virusi.

Nsa e mujndur është që ne të mos ta kuptojmë se e kemi mes nesh?

Problemi është se nuk kemi asnjë të dyshuar, por kjo mund të lidhet dhe me faktin se mund të kemi një imunitet më të fortë.

Si po e trajntojnë në itali?

Vaksina do të ndjekë rrugën e saj pasi ajo nuk mund të prodhohet para gjashtë muajsh. Italianët po përdorin medikamentë që përdoren ndaj HIV ka një ngjashmëri mes këtyre dy viruseve. Koronavirusi nuk është i ngjashëm me gripin por me HIV. Kanë të dy përbërës ARN dhe transmetimi ndodh përmes saj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!