Shqipëria “vjedh” vëmendjen/ Britanikja “Travel weekly” artikull për atraksionet turistike

schedule14:28 - 3 Tetor, 2023

schedule 14:28 - 3 Tetor, 2023

Shqipëria pa dyshim është një ndër vendet mesdhetare që kanë parë një boom turizmi këtë vit. Nuk ishin të pakët ata që mbetën të mahnitur me bukuritë peisazhet dhe kulturën e vendit tonë. Këtë herë është britanikja travel weekly që ka e ka cilësuar Shqipërinë një ndër vendet më të bukura të Mesdheut.

“Ka diçka emocionuese ndërsa i hipën një anije të madhe drejt një vendi tjetër, si Shqipëria. Pavarësisht portit industrial në plan të parë, Durrësi dhe sfondi i tij i maleve të palosshme dukeshim të mahnitshëm në dritën e mëngjesit.”

Pas mbërritjes në Tiranë nuk mund të mbetet pa eskploruar sheshi monumental Skënderbe, muzeu kombëtar si dhe Piramida e kryeqytetit.

“Mund të më jenë dashur pesë ditë për të arritur në kryeqytet, por pasi pashë peizazhet që ndryshonin dhe provuar shumëllojshmëritë e kuzhinës dhe kulturës gjatë rrugës, u ndjeva i relaksuar në modalitetin e pushimeve dhe mendja ime ishte e hapur ndaj qetësisë së aventurës,” -thuhet në shkrim.

Shqipëria ofron shumë aktivitete për udhëtarët aktivë, nga mundësitë për ecje në malet spektakolare deri tek sporti Kayaking në lumenjtë dhe liqenet e pastër kristal.

Adhuruesit e historisë do të kënaqen duke mësuar për të kaluarën e vendit, e cila përfshin ilirët e lashtë, romakët, bizantinët dhe, së fundmi, komunistë

Ja këto janë arsyët pse ju duhet të vizitoni Shqipërinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!