Shqipëria, vendi më i palumtur në Europë

schedule09:14 - 15 Mars, 2018

schedule 09:14 - 15 Mars, 2018

Shqipëria renditet në vendin e 112-të nga 156 shtete në indeksin e lumturisë për vitin 2018, duke qenë kështu vendi i fundit në Europë, pra vendi më i palumtur.

Në raportin e publikuar nga OKB, Shqipëria renditet në pothuajse të njëjtat nivele me shtete si Tunizia, Sierra Leone, Iraku apo Bangladeshi.

Treguesit në të cilët bazohet indeksi marrin për bazë të ardhurat për kokë banori, pritshmërinë për një jetë të shëndetshme, mbështetjen nga miqtë dhe të afërmit, të dhënat për bamirësi, liria për të bërë zgjedhje në jetë dhe nivelet e perceptuara të korrupsionit – tregues për të cilët shqiptarët duket se rezultojnë më të pakënaqurit në rajon dhe Europë.

Në tre vitet e fundit, Shqipëria është përkeqësuar me 22 vende.

Në grafikun e ndryshimit për periudhën nga 2008–2010 në 2015–2017, Shqipëria renditet ndër 9 vendet në botë që kanë shënuar përkeqësimin më të madh (-0791 pikë), së bashku me vende si Madagascar, Botswana, Turkmenistan, Ukraine, Yemen, Syria, Malawi, Venezuela./Monitor

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!