Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Shqipëria vendi i parë në Europë që kaloi legjislacion të ri kundër antisemitizmit”/ Rama: Izraeli ndihmoi gjatë sulmit iranian!

schedule16:36 - 26 Janar, 2026

schedule 16:36 - 26 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Knesset, një fjalim historik në Parlamentin e Izraelit.  Kryeministri theksoi se Shqipëria ishte ajo që mbrojti hebrenjtë, duke nënvizuar se në kodin e shqiptarit, kur i huaji të troket në derë duhet ta mbrosh.

“Kodi mesjetar i nderit, shtëpia e shqiptarit i takon pritësit por edhe të ftuarit. Kur i ftuari troket në derën tënde, të huajin duhet ta mbrosh. Në kodin tonë nëse tradhton të panjohurin është më e turpshmja. Pra zgjedhja ishte e qartë më mirë të vdisnim se sa të dorëzonim hebrenjtë”, tha ai.

Më tej kryeministri nënvizoi se Shqipëria, u bë streha që mbrojti hebrenjtë. Gjithashtu kryeministri kujtoi edhe sulmin kibernetik iranian, duke nënvizuar se Izraeli ndihmoi dhe dha mbështetjen gjatë këtij sulmi.



“Autoritetet shqiptare i dorëzuan hebrenjtë në siguri. Gjyshërit tanë, mbajtën një pjesë të Europës njerëzore, aty ku njerëzimi po humbiste ditë pas ditë. Pra nëse duam të qëndrojmë me peshën e dhuratës së jetës dhe ta vlerësojmë që fëmijët tanë të mos vuajnë nesër, për këtë arsye Shqipëria është i pari vend që kaloi legjislacion të ri kundër antisemitizmit. Disa vite më parë Shqipëria vuajti një sulm të madh kibernetik. Ne premë atë fije të hollë floku komunikimi marrëdhënie me ta”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!