“Shqipëria në arenën ndërkombëtare sot është 100% diçka tjetër,” Rama tregon çfarë foli me Biden në samitin e NATO-s

schedule14:26 - 1 Korrik, 2022

schedule 14:26 - 1 Korrik, 2022

Kryeministri Edi Rama ka treguar se çfarë ka biseduar me kreun e Shtëpisë së Bardhë në Samitin e BE-së në Madrid. Rama tha se me Joe Biden diskutoi për rolin e Shqipërisë në Këshillin e sigurimit por edhe për mundësinë e organizimit të diçkaje me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve me SHBA.

Megjithatë, kreu i qeverisë shtoi se kjo është një çështje që mbetet për t’u diskutuar dhe se gjasat që edhe mund të mos bëhet ekzistojnë.

Ajo për të cilën kryeministri foli me siguri është roli i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Sipas tij, në këtë aspekt, vendi ynë është 100 për qind diçka tjetër dhe se për këtë ai është krenar për veten dhe ekipin e tij.

“Unë jam i përfshirë në çdo bisedë. Unë o përfshihem, o s’përfshihem. Thelbi është pak a shumë, vlerësimi për rolin e Shqipërisë, sidomos në Këshillin e Sigurimit dhe biseda për nevojën që të organizojmë diçka së bashku meqë jemi në 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve me SHBA. E dini përfshirjen e Biden me Kosovën, njohjen që ka ai për Ballkanin, e njeh në detaje edhe Shqipërinë. Të shohim nëse do të organizojmë diçka për 100-vjetorin..Sesi mbetet për t’u diskutuar, mbase edhe nuk bëhet…Shqipëria në arenën ndërkombëtare sot është 100 për qind diçka tjetër në raport me atë çka ishte. Në këtë fushë jemi 100 për qind, diçka komplet tjetër dhe jam shumë krenar për punën që kemi bërë. Nuk është thjesht puna ime, por është kontribut, rol i luajtur nga gjithë të tjerët. Nga Bushati, te Olta e me radhë,” tha Rama. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!