Shqipëria rrëmben dy medalje në kampionatin ballkanik të çiklizmit, trajneri: Na duhet mbështetje

schedule12:01 - 5 Tetor, 2023

schedule 12:01 - 5 Tetor, 2023

Shqipëria arriti të rrëmbejë dy medalje në kampionatin ballkanik të ciklizmit që u mbajt në Larisa të Greqisë.  I ftuar në ABC e Mëngjesit, trajneri Mejdin Melhani u shpreh se rezultatet e mira të ciklizmit nuk kanë munguar ndër vite, por vuri theksin te mbështetja që i duhet dhënë këtij sporti.

“Ishim 13 sportitë atje për kategori të ndryshme.  Në fakt duhet për cdo kategori nga një trajner, mirëpo kjo kërkon buxhet, kërkon financa, kualifikime etj. Kemi patur rezultate të mira.  Kemi arritur që edhe në kampionat botëror të marrim rezultate të mira.

Rezultatet nuk na kanë munguar asnjëherë na mungon vetëm mbështetja pak më e fuqishme. Në Larisa morëm vendin e dytë për vajzat dhe vendin e tretë me sportistin Oslian Veliaj i cili është një sportist shumë i vjetër me ekipin e Tiranës. Na nevojiten edhe bicikleta. Ka ndryshuar teknologjia, tani thuhet se sportisti pedalon më lehtë me goma pak më të trasha” -u shpreh ai, ndërsa theksoi se bicikletën me të cilën pedalon Velia e ka blerë me shpenzimet e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!