Shqipëria rikthen vizat për shtetasit rusë

schedule21:33 - 21 Prill, 2023

schedule 21:33 - 21 Prill, 2023

Shqipëria ka pezulluar hyrjen pa viza në territorin shqiptar për shtetasit rusë. Vendimi u mor një ditë më parë nga Këshilli i Ministrave.

Përmes një deklarate, ambasada e Shqipërisë në Federatën Ruse u shpreh se regjimi pa viza do të anulohet për periudhën 1 maj deri më 30 shtator të çdo viti.

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse bën me dije, se në përputhje me ndryshimet e datës 20 prill 2023 në Vendimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë nr. 858, datë 29.12.2021, anulohet regjimi pa viza për shtetasit e Federatës Ruse (çdo vit nga 1 maji deri më 30 shtator). Për të vizituar Republikën e Shqipërisë është e nevojshme të aplikohet për vizë në përputhje me qëllimin e udhëtimit”, thuhet në deklaratë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!