Analisti Artur Nura thotë se Shqipëria është pika kyçe në Ballkan, teksa vendi po avancon me anëtarësimin në BE.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Nura u shpreh se në samitin e Tivat, BE-Ballkani Perëndimor, Tirana do ketë rezultate optimale.
“U fol për standardet që Tirana po i kryen në mënyrën më të mirë të mundshme. Këtu po kryhen detyrat, në mënyrën më optimale të ndryshme. Në mënyrën më të qartë të mundshme. Protestat janë gjërat më normale. Nuk po themi se ka përsosmëri. Kemi disa standarde të realizuara të kërkesave të tyre. Le të bëhen protesta, por të mos përdoren. Kush do të ketë influencën e vet në Ballkan, do e fillojnë nga Shqipëria, nga Mali i Zi, të cilat ofrojnë siguri.
Nuk kanë pasur kurrë agresivitet ndaj vendeve fqinje. Të gjitha këtij janë pjesë e ADN shqiptare, kjo është e padiskutueshme. Unë besoj se në 5 qershor, Tirana do e ketë performancën optimale. Ne do të kemi rezultate optimale më 5 qershor”, theksoi ai./abcnews.al


