Shqipëria ofron pak mundësi për të rinjtë,renditet e 48 ndër 102 shtete

schedule15:16 - 6 Qershor, 2018

schedule 15:16 - 6 Qershor, 2018

Shqiperia ofron pak mundësi për të rinjtë. Ky është mendimi i tyre, ndërkohë që Indeksi i Progresit Rinor, e rendit vendin tonë të 48-in, ndër 102 shtete.

Kafenetë përgjithësisht janë zgjedhje e parë për të kaluar kohën e lirë. Të rinjtë thonë se Shqipëria ofron pak mundësi për ta.

“Asnjë mundësi, sepse Shqipëria është vendi më i papunë. Kohën e lirë të rinjtë e kalojnë në kafene, sapo dalin nga shkolla direkt në kafe shkojnë”.

Vendi ynë renditet  i 48 nder 102 shtete në Indeksin e Progresit Rinor. Europian Youth Capital ka analizuar qasjen e të rinjve në arsim, treg pune, jetë publike, ekonomike, mirëqenie, shëndetësi dhe ofrimin e mundësive.

“Nuk ka kushte, politikat janë të gabuara në Shqipëri. Duhet të ketë qendra rinore, nuk ofron shumë mundësi, edhe universitetet në Shqipëri nuk janë të përshtatshme”.

 “Asnjë mundësi, shkollat janë të ndryshme fare”.

Maqedonia është i vetmi shtet që Shqiperia sfidon në rajon, por vetëm me një shkallë vlerësimi. Në krye renditet Serbia e cila mban vendin e 39-të dhe ndiqet nga Mali i Zi në vend të  44. Sa i përket mirëqënies së të rinjve në bote vendin e parë e mban Norvegjia. Rezultate të larta arrihen nga Zvicra sa i përket nevojave themelore, Danimarka për fondacionet e mirëqenies dhe Finlanda për mundësitë që ofron.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!