ABC News gjatë një vëzhgimi në Rrugën “Mine Peza” pas urdhrit të stomatologëve për të mbyllur këtë shërbim deri në datën 3 prill shumica e shërbimeve dentare janë mbyllur.
Siç raporton për abcnews.al, gazetari Maks Rama, ka edhe shumë biznese të tjera të cilat kanë vendosur të qëndrojnë mbyllur, masë kjo paraprake për mbrojtje ndaj koronavirusit.
Në raste urgjente të shërbimit të stomatologjisë, nuk dihet ende se si është vendosur dhe se çfarë protokolli do të ndiqet në këto raste./abcnews.al