Eksperti Faik Basha tha se një pjesë e konsiderueshme e sistemeve kundërajrore të Iranit është dëmtuar nga operacionet, por raketat balistike dhe hipersonike të vendit janë të vendosura në depo të fortifikuara, që e bëjnë të pamundur eliminimin e tyre me një goditje të vetme.
Ai theksoi se Shqipëria, përfshirë Tiranën, është e mbrojtur nga sisteme të shumta kundërajrore dhe tre baza kryesore të provuara, që e bëjnë një sulm të drejtpërdrejtë shumë të vështirë. Basha shtoi se lajmet për rrezikun e drejtpërdrejtë ndaj Shqipërisë janë spekulative.
“Ka një sasi të konsiderueshme të sistemeve kundërajrore të Iranit që janë dëmtuar nga operacionet. Janë 2000 objekte që janë planifikuar të goditen dhe janë goditur. Leshuesit e raketave balistike dhe hipersonike që ka Irani janë në depo të fortifikuara, që e bëjnë të pamundur eliminimin e tyre me një goditje të vetme.
Është e vërtetë që në ditët e fundit Irani ka marrë kundërpërgjigje, ku disa leshues janë prekur, dhe numri i leshuesve është shumë i madh. Duhet të dijmë që Shqipëria, Tirana, është në rreze 2500 km larg Iranit, por Irani është një shtet me madhësi të madhe dhe nuk e dimë nga ku lëshohen raketat balistike. Nuk është konfirmuar që Irani ka raketa me rreze më të lartë se 2500 km.
Për kalimin e tyre drejt Shqipërisë ka një sërë sistemesh kundërajrore të mbrojtjes, por janë minimalisht 3 baza kryesore që bëjnë mbrojtjen dhe janë të provuara. Janë 3 ose më shumë komponentë që nuk lejojnë një gjë të tillë. Irani është në bombardime të vazhdueshme, asnjë konfirmim zyrtar nuk ka dhënë informacion të tillë. Kam lexuar disa portale që deri diku e bëjnë fakt, por asgjë nuk është e vërtetë; janë thjesht lajme të prodhuara nga burime të rreme.” / abcnews.al /


