Shqipëria në klubin e më të fortëve, Rama premton të kapë 2% të GDP-së për shpenzimet e NATO në 2024

schedule13:23 - 9 Korrik, 2023

schedule 13:23 - 9 Korrik, 2023

Angazhimi i kryeministrit Rama që brenda vitit tjetër buxheti për mbrojtjen të shkojë në 2 % të GDP, përbën një synim ambicioz nëse analizojmë shifrat e vendeve të tjera anëtare të aleancës.
Në vitin 2014, liderët e NATO-s vendosën si objektiv që buxheti i vendeve anëtare dedikuar mbrojtjes, do të rritej në të paktën 2% të GDP-së brenda 10 vjetësh.

Kundershtite ishin te shumta. Ne samitin e vitit 2017, presidenti trump kercenoi terheqje te trupave amerikane nga Europa, nese vendet e BE, anetare te NATO-s, nuk hidhnin para ne arkën e aleances. Cuditërisht, ndër të paktët që mbështeten këtë qendrim te trump, ishte Shqipëria. Nje gje qe vertetohet edhe nga deshmia ish keshilltarit per sigurine kombetare John Bolton, ne Librin e tij “The Room where it happened”.

1 vit përpara skadimit të këtij afati, vetëm 11 nga 31 vende anëtare të NATO-s e kanë arritur këtë objektiv.

Shteti që shpenzon më shumë për mbrojtjen është padyshim Amerika. Por në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, është Greqia që ndan mënjanë më shumë para për këtë sektor. Kuptohet, e ndikuar nga konflikti deri tani verbal me Turqinë.

Të dy këto vende shpenzojnë për ushtritë më shumë se 3 % të buxhetit të tyre.

Mes 11 vendeve që e plotësojnë objektivin e NATO-s, bien në sy vende si: Estonia, Lituani dhe Polonia, shtete në kufi me Rusinë.
Në listën e gjatë të 20 vende që nuk e kalojnë targetin e 2% të GDP-së për mbrojtjen janë edhe vende të zhvilluara, si: Gjermania, Franca, Italia dhe Kanadaja.
3.76 % e ka buxhetin për mbrojtjen Greqia, që përbën shifrën më të lartë, ndërsa dedikimin më të ulët për këtë sektor e ka Luksemburgu, me vetëm 0.58 % të GDP-së së tij.

Buxheti i Shqipërisë dedikuar mbrojtjes aktualisht është 26 mld lekë, ose 1.6 % të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto. Kapja e shifrës 2% brenda një viti, do të përbënte një kapërcim të madh të vendit tonë, në paratë dedikuar mbrojtjes. Do ta rendiste Shqipërinë mes të paktave vende që e kanë kapur objektivin.

Si dhe do të ishte një as i mirë nën mëngën e Edi Ramës, ambicia e të cilit për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, megjithëse kurrë i faktuar, nuk është ende mohuar prej tij. Fokusi i kryeministrit të Shqipërisë, i shtuar së fundmi në politikën e jashtme, dhe krizat rajonale, dukshëm i mbeshtetur nga Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara, ngjajnë si një nxemje e mirë, përpara përcjelljes së Jens Stoltenberg, norvegjezit që mandati i përfundon vitin tjetër.

NATO ose jo, kjo lëvizje e Shqipërisë do ta ekspozonte vendin tonë si një element kryesor i NATO-s në Ballkan, do të rrisë sigurinë kombëtare në këto kohë delikate. Edhe kuotat personale të kryeminsitrit, do të merrnin padyshim pjesën e luanit, në kreditet e meritës së Shqipërisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!