Shqipëria miraton Rezolutën kundër agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës

schedule20:51 - 7 Mars, 2022

schedule 20:51 - 7 Mars, 2022

Kuvendi i Shqipërisë miratoi pak më parë me 123 vota pro Rezolutën kundër agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës.

Në lidhje me këtë presidenti Ilir Meta përshëndeti miratimin e rezolutës kundër agresionit rus në Kuvend.

“Përshëndes miratimin unanim të Rezolutës kundër agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës, nga Kuvendi i Shqipërisë! Si vend anëtar i NATO, vend kandidat i BE, anëtar jo i përhershëm i KS të OKB, dhe me qëllimin e mbizotërimit të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Europë, rajon e më gjerë, shprehim solidaritetin e plotë me popullin dhe institucionet demokratike dhe legjitime të Ukrainës në përpjekjet e tyre heroike për liri, dinjitet kombëtar dhe vlera europiane”, shkruan Meta në Facebook./abvnews.al/