Shqipëria me rrezik të ulët infektimi, kushtet për udhëtuar drejt Francës

schedule18:11 - 9 Qershor, 2021

schedule 18:11 - 9 Qershor, 2021

Franca e vendos Shqipërinë në listën e vendeve me ngjyrë portokalli, pra me rrezik të ulët infektimi. Duke nisur nga sot (9 qershor), Franca lejon hyrjen e qytetarëve shqiptarë me pasaportë biometrike të cilët kanë bërë vaksinat Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson&Johnson .

Gjithashtu hyrja lejohet edhe për udhëtarët të cilët janë të pajisur me test PCR.

Lexo edhe: Spanja hap kufijtë për udhëtarët nga vendet jashtë BE-së, kriteret për ta vizituar

Ndërsa qytetarët e pavaksinuar, duhet të udhëtojnë vetëm për arsye esenciale (për të shkuar të bashkëshorti/bashkëshortja, apo prindërit të udhëtojnë tek fëmijët me leje qëndrimi në Francë, e studentët për motive studimi). Edhe kjo kategori për të udhëtuar duhet të ketë testin PCR të 72 orëve të fundit ose Antigen të 48 orëve të fundit.

Lexo edhe: Hungaria rihapet për njerëzit që mbajnë karta imuniteti COVID-19

Njoftimi i plotë:

Autoritetet franceze gjithashtu njoftojnë se hyrja lejohet vetëm nëse qytetarët shqiptarë janë të vaksinuar dhe nëse udhëtarët paraqesin testin PCR të 72 orëve ose antigen të 48 orëve.

Nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, bëhet me dije se për persona të cilët nuk janë të vaksinuar masat do të vijojnë të mbeten në fuqi.

Franca, nga sot, më 9 Qershor 2021, lejon hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike, që kanë bërë vaksinat Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, si dhe janë të pajisur me test PCR.

Franca lejon hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike, vetëm nëse janë vaksinuar dhe udhëtarët paraqesin gjithashtu edhe testin PCR të 72 orëve të fundit ose Antigen të 48 orëve të fundit.

Vaksinat e pranuara nga Franca janë ato të njohura nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA): Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Prova e vaksinimit është e vlefshme nëse lejon të vërtetohet përfundimi i një kohe të plotë të vaksinimit, përkatësisht:

  • 2 javë pas injeksionit të 2-të për vaksinat me injeksion të dyfishtë (Pfizer, Moderna, AstraZeneca);
  • 4 javë pas injeksionit për vaksinat me një injeksion të vetëm (Johnson & Johnson);
  • 2 javë pas injeksionit për vaksina te njerëzit me histori të Covid-19 (kërkohet vetëm 1 injeksion).

Franca e konsideron Shqipërinë në listën e vendeve me ngjyrë portokalli, domethënë me rrezik të ulët infektimi.

Për ata që nuk janë vaksinuar, masat kufizuese vazhdojnë të mbeten në fuqi. Qytetarët e pavaksinuar, duhet të udhëtojnë vetëm për arsye esenciale (për të shkuar të bashkëshorti/bashkëshortja, apo prindërit të udhëtojnë tek fëmijët me leje qëndrimi në Francë, e studentët për motive studimi)

Edhe kjo kategori udhëton me testin PCR të 72 orëve të fundit ose Antigen të 48 orëve të fundit./i.k/abcnews.al/