Kjo është hera e parë që Presidenti Ukrainas është në Tiranë.
Por kreu i qeverisë shqiptare ka patur një angazhim për Ukrainën, të nisur prej vitit 2020, kur kryesonte OSBE-në. (20 Janar 2020)
Ukraina atëherë nuk ishte në luftë, por era e saj po frynte, në kufirin lindor ku kishte nisur një konflikt i nxitur nga Rusia.
Kjo ka qenë hera e parë e takimit Rama-Zelenksi, që më pas u përsëritën por tashmë në kushte lufte.
Në qershor të 2022, kryeministri shqiptar shkoi në Kiev. Pamjet ishin të tjera, godina të rrënuara dhe zhurma e bombardimeve mbizotëruese.
Shqipëria, si vend anëtar i NATOs- ka ndihmuar Ukrainën me municione ushtarake e me ndihma humbanitare, përfshi autoambulanca.
Shqipëria është ndër vendet që mbështeti Ukrianën prej momentit të parë, pas 24 shkurit kur Rusia nisi agresionin e paporvokuar.
Këto qëndrimet të Shqipërisë u shprehën prej brenda kurifit por edhe jashtë, në tryezat e niveleve më të larta. Në shtator të 2023 (20 shtator) kreu i qeverisë shqiptare mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për Ukrainën ku foli edhe Zelensky. Është momenti që është memorizuar prej përplasjes që pati Rama me ambasadorin rus.
Në shtator të 2023, në një takim Rama-Zelensky u shpall edhe hapja e ambasadës sonë në Kiev.
Disa herë Zelenksi e Rama kanë zhvilluar biseda telefonike, sikundër ishte ajo e 19 janarit, kur Presidenti ukrainas e telefonoi dhe foli për ndihma nga Shqipëria për stërvitje të ushtarëve të saj./abcnews.al