“Shqipëria ka të ardhme të sigurt”, Gjiknuri mesazh për protestën e opozitës: Mini-ngjarje në rrugën e madhe të një kombi.

schedule10:44 - 11 Nëntor, 2022

schedule 10:44 - 11 Nëntor, 2022

Opozita ka thirrur një protestë kombëtare ditën e nesërme në orën 16:00.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri nga Elbasani e ka cilësuar këtë protestë si mini-ngjarje.

Gjiknuri: Shqipëria ka zgjedhur kahun e duhur, është rreshtuar me aleatët e duhur dhe Shqipëria ka një të ardhme të sigurt edhe për këtë punë. Këto janë mini ngjarje në rrugën e madhe të një kombi. Shyqyr që kemi ardhur në ditën që Shqipëria të mund edhe të protestojë, por mbi të gjitha të ketë liri fjale dhe një qeverisje më të mirë në funksion dhe në dobi të njerëzve. Në fund të fundit, nuk është hera e parë që bëhen protesta, pasi është një e drejtë legjitime. Shpresoj që mos kthehen reminishencat e të kaluarës të personave që kanë marrë përsipër ta udhëheqin, sepse dihet tendenca e tyre ndaj respektimit të rendit dhe institucioneve në këtë vend.

Gjiknuri theksoi se Shqipëria ka parë edhe më keq dhe është shumë më e përgatitur dhe nga ana tjetër kombi ka sfida më të mëdha të krijuara nga ngjarje globale. Sipas tij, kjo është një ngjarje e cila do provojë se stabiliteti i vendit është më i madh se sa interesat e ngushta të disa aktorëve që duan të na kthejnë pas.

/Abcnews.al./