Shqipëria i kërkon Greqisë që të hapë kufirin

schedule16:45 - 7 Qershor, 2021

schedule 16:45 - 7 Qershor, 2021

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi i kërkoi Greqisë që të rihapë kufirin, që vijon që të jetë i mbyllur për shkak të pandemisë COVID-19.

I shoqëruar nga ambasadorja e Republikës së Shqipërisë Luela Hajdaraga, Klosi zhvilloi një takim me ministrin grek të Turizmit, Haris Theoharis.

Në takim u diskutuan mënyrat e shkëmbimit të eksperiencave dhe ideve, në funksion të perspektivës së forcimit të bashkëpunimit në fushën e turizmit mes Shqipërisë dhe Greqisë, por edhe në një kuadër më të gjerë rajonal, përmes projekteve të përbashkëta ndërkufitare dhe rajonale.

Ambasada shqiptare në Athinë thekson se ministri Klosi kërkoi nga homologu grek lehtësimin e kalimit kufitar të shqiptarëve, me fokus në rikuperimin e sektorit të turizmit, si një mesazh shprese që do të shënojë fundin e periudhës së vështirë të pandemisë Covid-19 për të dy vendet.

Gjatë qëndrimit në Athinë, Ministri Klosi morri pjesë në Sesionin e 66-të të Komitetit Rajonal për Evropën i Organizatës Botërore të Turizmit ku u prezantuan mendime mbi protokollet shëndetësore dhe bashkëpunimin më të gjerë në kuadër të OBT, bazuar në interesin e përbashkët të të gjitha vendeve. d.b/ Abcnews.al