780 fotografi, të realizuara nga çifti Quaroni gjatë misionit të tyre diplomatik në ambasadën italiane në Shqipëri ne vitet 1928-1931 prezantohen për herë të parë në Shqipëri. Ekspozita përcjell një kontekst me interes të madh historik, social e politik dhe për këtë arsye u mbajt edhe një forum mbi këtë arkiv nën moderimin e gazetarit Blendi Fevziu. Ai tha se këto imazhe na sjellin figura politike dhe e personazheve që kanë dominuar skenën shqiptare të viteve ‘20 dhe ’30.
Ngjarje, njerëz, jeta e përditshme, peizazhi dhe traditat e Shqipërisë, ashtu siç janë vëzhguar dhe përjetuar nga çifti i diplomateve italianë Pietro dhe Larissa Quaroni ne vitet 1928 – 1931 vjen përmes një ekspozite unike në Kryeministri. Vetë çifti diplomatik kanë pozuar me kostum tradicional shqiptare, të cilët edhe ekspozohen në këtë prezantim.
Në kuadër të kësaj ekspozite u mbajte në qendrën edhe një forum i cili vuri në dukje Marrëdhëniet Shqipëri-Itali, në kuadrin historik, kulturor dhe social në vitet 1928-1931., i cili u moderua nga gazetari Blendi Fevziu . Fevziu veçoi disa prej personazheve të rëndësishëm të kohës të cilët nuk i disponojmë as në arkivat tona. si për shembull fotoja e një prej femrave më të bukura të Shqipërisë së atyre viteve Sara Blloshmi, apo personaliteteve si Iliaz Virioni, Eqerem Bej Vlora.
Historiania Nevila Nika, thekson faktin se këto fotografi flasin më shumë se mijëra fjalë në shumë aspekte dhe disiplina në të njëjtën kohë.
Alberto Basciani e vuri theksin tek një vepër e shkruar në formën e rrëfimit nga Pietro Quaroni, valixhja e një diplomati.
Ekspozita “Arkivi Fotografik i Pietro dhe Larissa Quaroni Shqipëria 1928 -1931”, prezanton të pabotuara më parë, 86 fotografitë i përkasin periudhës 1928-1931, shoqëruar nga dy dokumentarë të periudhës së asaj kohe.
Duke patur parasysh rëndësinë e këtij arkivi familja Quaroni i ka dhuruar shtetit shqiptar, në formë digjitale, të gjithë arkivën e familjes së saj, me 780 fotografi. Të gjitha fotot e digjitalizuar, mund të shihen sipas një renditjeje kronologjike në formë projeksioni filmik, po në këtë ekspozitë, e cila do të qëndrojë e hapur në COD deri më 29 qershor./ABC News Albania 24/7