“Shqipëria, e para në Europë për turizmin”/ Organizata Botërore e Turizmit: Shënoi rritjen më të madhe të vizitorëve dhe të ardhurave

schedule14:11 - 30 Tetor, 2024

schedule 14:11 - 30 Tetor, 2024

Shqipëria  renditet e para në Europë për rritjen e numrit të vizitorëve ndërkombëtarë krahasuar me periudhën  para pandemisë  dhe e dyta  në botë pas Katarit.

Vlerësimi vjen nga Organizata Botërore të Turizmit  e cila ka publikuar barometrin për periudhën nga janari në korrik të këtij viti.

Arëktimet  nga turizmi  për këtë periudhë sipas kësaj organizate   kanë pësuar rritje me 128%  në raport me  para Covid 19.

Një medalje e artë e quan kryeministri Edi Rama certifikimin ndërkombëtar dhe thotë se nga janari në shtator  të këtij viti  Shqipërinë e vizituan 9.7 milion  turistë të huaj.

“Një “medalje e artë” na akordohet edhe sa i takon arkëtimeve nga turizmi, me rritjen më të lartë krahasuar me periudhën e para pandemisë.  9,7 milionë vizitorë të huaj nga janari në shtator të vitit 2024 dhe një diversitet i larmishëm tregjesh turistike në rritje, janë tregues të qëndrueshëm, por të sigurt se Shqipëria do të vazhdojë t’i mbushë muret me certifikata të tilla suksesesh ndërkombëtare, që përkthehen në më shumë të ardhura për bizneset, punësim për familjet dhe imazh pozitiv ndërkombëtar për Shqipërinë tonë, që as mund të imagjinohej pak vite më pare”.

Vitin e shkuar  organizata botërore e turizmit e renditi vendin tonë të katërtën në botë për rritjen e numrit të vizitorëve  të huaj në raport me popullsinë.

Sipas barometrit të këtij viti  Europa dhe Amerika rikuperuan përkatësisht me 99% dhe 97% flukseve ndërkombëtare të turistëve krahasuar me periudhën para pandemisë  pjesën e parë të vitit.  Ndërsa Azia dhe Paqësori kanë treguar nivele më të ulëta rikuperimi me 82% të niveleve të vitit 2019.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!