Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Shqiptarët mblidhen në Hagë/ Berhami: Askush nuk mund ta shkëpusë Hashim Thaçin nga populli i vet

schedule20:30 - 15 Shtator, 2026

schedule 20:30 - 15 Shtator, 2026

Mijëra shqiptarë janë mbledhur në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa vendimi gjyqësor ndaj tyre nesër konsiderohet vendimtar për të ardhmen e Kosovës.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Berhami thotë se debati se Gjykata Special u ndërtua me votat e politikanëve të Kosovës, mund të jetë shkatërrues për vendin.

Në një intervistë nga Haga për gazetaren e ABC News, Habi Hoxha, Berhami u shpreh se Hashim Thaçin, askush nuk mund ta shkëpusë nga populli i vet.

Debati se vetë e keni ndërtuar, mund të jetë shkatërrues për Kosovën. Pasojat diplomatike mund të jenë të mëdha, në rast të një vendimi negativ. Rusia dhe Serbia, janë përpjekur me raportin e Dick Marty, bashkësia ndërkombëtare duhet të heqë dorë nga kjo mënyrë. Hashim Thaçin, askush nuk mund ta shkëpusë nga populli i vet. Nuk rishkruhet historia, por dëmet që mund t’i bëjnë Kosovës në arenën ndërkombëtare, janë shumë të mëdha. Gjykata Speciale deri sot, ka qenë makinë, që të fitonte prokuroria. Kjo do ishte e pafalshme dhe përmbysja më e madhe e vlerave perëndimore”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!