Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Kosova pret Hashim Thaçin/ Lushtaku: Nuk po gjykohet vetëm UÇK, por dhe liria jonë

schedule20:34 - 15 Shtator, 2026

schedule 20:34 - 15 Shtator, 2026

Mijëra shqiptarë janë mbledhur në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa vendimi gjyqësor ndaj tyre nesër konsiderohet vendimtar për të ardhmen e Kosovës.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku deklaroi se nuk po gjykohet vetëm UÇK, por edhe liria e popullit të Kosovës.

Në një intervistë nga Haga për gazetaren e ABC News, Habi Hoxha, Lushtaku u shpreh se të gjithë shqiptarët janë bashkuar pa simbole politike.

“E dimë se njerëzit e përbëjnë ushtrinë, ata njerëz kanë ardhur nga populli. Ata nuk mund të ndahen nga populli. Aty nuk po gjykohet vetëm populli i Kosovës, por edhe liria jonë, edhe e ardhmja jonë. Tentimi për ta hequr nga kjo narrativë, është e dëmshme. Populli, mbi të gjitha e ka kuptuar që po gjykohet UÇK, prandaj janë të gjithë këtu. Kur është luftuar për lirinë e Kosovës, është luftuar pa emblema politike”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!