“Shqetësuese situata në veri të Kosovës”/ Borrell: Mund të përshkallëzojë mbas mbajtjes së zgjedhjeve

schedule22:23 - 2 Maj, 2023

schedule 22:23 - 2 Maj, 2023

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell paralajmëroise situata në veri të Kosovës pas zgjedhjeve mund të përshkallëzojë.

Gjatë një deklarate për mediat në Bruksel pas takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Borrell u shpreh se pjesëmarrja e ulët e votuesve tregon se zgjedhjet nuk do të japin zgjidhje afatgjate e që ka potencial për të çuar në përshkallëzim.

“Shpreha brengën e madhe sa i përket gjendes në veri pas zgjedhjeve të fundit me një shkallë të ulët të daljes në zgjedhje. Duke marrë parasysh këtë shkallë, këto zgjedhje nuk është se ofrojnë ndonjë zgjidhje afatgjate. Ndoshta e kundërta, kanë potencial që të çojnë drejt përshkallëzimit dhe për të minuar implementimin e marrëveshjes së Ohrit dhe kjo nuk është ajo që duam. Askush të mos e dojë këtë, është megjithatë rrezik i madh. Kam inkurajuar palët të gjejnë zgjidhje që u mundëson serbëve të kthehen në institucionet që i kanë braktisur”, nënvizoi Borrell.

Ai ka theksuar se do të fillojnë diskutimet që të shmanget përshkallëzimi që mund të çojë në krizë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!