Real Madrid dhe Manchester City do të ndeshen përballë tyre në raundin e 1/8 në Champions League, por një përballje pritet të ndodhë edhe në merkato. Dy klubet kanë një objektiv të përbashkët dhe kanë shënjestruar Marquinhos të PSG-së.
Braziliani shihet si përforcimi i duhur për repartin defensiv. Le10Sport raporton se Reali dhe City kanë nisur kontaktet me agjentin e lojtarit. 25-vjeçarit i përfundon kontrata në vitin 2022 me PSG.
Në Francë janë të bindur që prioriteti i Marquinhos është rinovimi i kontratës me kampionët e Francës, por vështirë që të refuzohet edhe një transferim në “Santiago Bernabeu” apo te kampionët e Anglisë. /abcnews.al