“Shqetësimi në Shtëpinë e Bardhë, i madh”, Haziri: Perëndimit po i soset durimi me Kurtin

schedule16:35 - 5 Shkurt, 2024

schedule 16:35 - 5 Shkurt, 2024

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri ka komentuar kërkesën e SHBA për shtyrjen e zbatimit të vendimit për dinarin. Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, ai ka thënë se shqetësimi në Shtëpinë e Bardhë është i madh. Haziri ka theksuar se Kosova vazhdon të prodhojë politikë të keqe dhe Albin Kurti po sjellë vazhdimisht tensione.

Sipas Hazirit, Perëndimit po i soset durimi me Kurtin dhe Kosova po krijon gjithashtu dhe marrëdhënie të acaruara edhe me NATO-n.

“Me thënë të drejtën unë sapo jam kthyer nga një vizitë në SHBA dhe shqetësimet janë shumë të mëdha për mënyrën ses i trajtohen çështjet në Republikën e Kosovës, se si trajtohet ky partneritet, ky bashkëpunim me relacionet me SHBA që kanë të bëjnë me një funksionalitet të brendshme në Kosovë, si pakicat kombëtare për të cilat Kosova ka bërë shumë.

Tani kjo situatë nuk është e re në Kosovë. Kosova vazhdon të prodhojë politikë të keqe dhe kriza në vend të zgjidhjeve, problemeve. Kur partnerët tanë në SHBA dhe në BE po prisnin lajme të mira, lidhur me implementimin e marrëveshjes së fundit Kurti-Vuçiç, Kosova vazhdon me një situatë të re, e cila lidhet me një problem të vjetër. Rregullorja e atëhershme e BÇK-së e ka ndaluar përdorimin e valutave të huaja në Kosovë dhe për freski dëshirojë të kujtojë që Zoti Kurti është zotuar që leku shqiptar të bëhet valutë e përhershme në Kosovë, kundrejt euros. Tani për ironi të fatit, 20 vite mbrapa, sjell në tavolinë një vendim të ri. Ai nxori një rregullore për konfirmuar vendimet e vjetra në një kohë të re. Sjell një situatë të tensionuar tashmë. Ky raport i tensionuar është tani dhe me NATO-n.

Tani durimi ka filluar të harxhohet te qeveritë Perëndimore dhe te SHBA, sepse roli i SHBA është jashtëzakonisht specifik te dialogu. SHBA e ruan rolin e lehtësuesit të bisedimit. Ky durim u konfirmua në vizitën e fundit që unë isha në State Departament dhe u tha shumë qartë që presim nga Kosova dinamizëm të ri, pragmatizëm politik, mirëkuptim me aleatët. Kushtetuta jonë është shumë e qartë në raport dhe me të drejtat e pakicave, nëse është fjala dhe për komunitet që jetojnë në Kosovë apo dhe për mbrojtjen e shtetësisë së Kosovës”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!