Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shqetësim për institucionet në Kosovë”/ Ambasadori gjerman-Osmanit: Interesat shtetërore para atyre politike

schedule17:07 - 30 Prill, 2025

schedule 17:07 - 30 Prill, 2025

Presidentes Osmani i kam shprehur shqetesimin tone ne rritje per vonesat ne formimin e institucioneve te reja ne Kosove.

Keshtu eshte shprehur Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde.

Në një reagim në rrjetin social Bluesky, Rohde tha se partitë politike në Kosovë duhet të veprojnë shpejt për formimin e institucioneve dhe duhet t’i shohin interesat shtetërore para atyre partiake.



“Në peizazhin e sotëm global që po ndryshon me shpejtësi, veprimet e shpejta janë të domosdoshme dhe çështjet shtetërore duhet gjithmonë të vihen para politikave partiake”, shkroi Rohde.

Gati tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, Kosova ende nuk i ka formuar institucionet e saj, për shkak të mospajtimeve mes disa prej partive më të mëdha parlamentare për postin e kryetarit të Kuvendit.

Konstituimi i Kuvendit – i nisur më 15 prill – ka dështuar tetë herë radhazi deri tani, për shkak se partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme prej 61 për kandidaten e saj për kryetare, Albulena Haxhiu.

Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të hapet rruga për formimin e Qeverisë së re./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!