Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shpirti i Ballkanit” vjen në Korçë/ Folklori me këngë e valle nga disa shtete mbush rrugët e qytetit

schedule16:00 - 20 Qershor, 2026

schedule 16:00 - 20 Qershor, 2026

Traditat dhe folklori i vendeve të rajonit u bashkuan në  edicionin e tetë të festivalit ndërkombëtar.

Ansamble artistike nga Shqipëria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi me  kostumet karakteristike të vendeve të tyre, sollën  atmosferë festive në rrugët e qytetit  me muzikë popullore dhe  valle tradicionale

Parada tërhoqi vëmendjen e qytetarëve dhe vizitorëve, skenën kryesore e  Festivalit është  Pazari i Vjetër i Korçës ku përgjatë dy netëve   do të jetë skenë e   artistëve të njohur nga Shqipëria dhe vendet e Ballkanit.



Përveç  interpretimeve të ansambleve pjesëmarrëse nga pesë vendet e rajonit programi  përfshinë dhe  performancat e grupit Jahkoba, Ritual Band dhe këngëtares Kamela Islamaj.

Festivali do të kulmojë me koncertin e  veçantë,  të Orkestrës Simfonike të Korçës në bashkëpunim me orkestrën nga Katerini i Greqisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!