Shpirti i arbereshëve përmes ekspozitës së kostumeve popullore

schedule16:45 - 31 Gusht, 2018

schedule 16:45 - 31 Gusht, 2018

Në kudër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, Muzeu Historik Kombëtar çel për publikun ekspozitën, “Shpirti Arbëresh në Veshje”. Kostumet popullore të paraqitura përmes kukullave përfshijnë historinë e arbëreshëve të Italisë së Jugut duke përshkruar shpirtin e një populli që ka identitetin e vet kulturor.

Pasuria e motiveve dhe bukuria e kostumeve arberëshe, vjen e pasqyruar në një ekspozitë të kukullave arbëreshe. Ky koleksion i është dhuruar muzeut që në vitin 2002 dhe në kuadër të vitit të Gjergj Kstriotit Skënderbeut vjen në vëmendje të publikut shpjegon drejtori i muzeut Dorian Koçi.

Dorian Koçi, drejtor i MHK: “Arbëria Skëndërbeiane rikthehet sërisht këtë 550 vjetor pikërisht në vëmendje të publikut ashtu siç themi në mbyllje të kësaj ekspozite, një det që dan dhe në të njëjtën kohë bashkon të dy anët.”

Koçi thotë se studiuesit e veshjeve dhe etnografët vendas dhe të huaj kane nxjerrë në pah krahinat dhe të përbashkëtat me kostumet popullore shqiptare.

“Dhe në bashkëpunim dhe me literaturën e njohur e publikuar nga studiuesit arbëreshë dhe nga studiues etnografë shqiptarë, kemi bërë një përzierje dhe një përzgjedhje më prezantuese të kësaj trashëgimie kulturore të jashtëzakonshme që kanë arbëreshët dhe që na lidh me Shqipërinë. Të pasqyruara janë elementet të përbashkëta të një kulture bizantine që kanë qenë në rajon ç’ka me të vërtet janë identifikuar dhe kanë humbur në shek XVI-XVII në Shqipëri në nuk gjejmë kostume të kësaj forme, por mund të jetë diçka si nga Lunxhëria, të cilat na japin një lloj ngjashmërie të këtyre traditave të vjetra arbëreshe.”

Por krahas bukurisë së kostumeve të fshatrave të ndryshme arbëreshe, përmes dokumentimit të fotove pasqyrohen edhe shtatë shpërnguljet e shqiptarëve, duke filluar me shpërnguljen e parë (1416-1448), si dhe nxjerrja në pah e figurave të shquara të historisë dhe letërsisë arbëreshe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!