Pavarësisht paralajmërimeve nga UEFA, për shkeljen e “Fair Play Financiar”, Barça dhe “djajtë” e Manchester United duket se nuk ia kanë vënë shumë veshin këtyre kërkesave e për këtë arsye organi më i lartë i futbollit në Evropë ka marrë disa masa.
Klubet janë gjobitur me nga 500 e 300 mijë euro secili, respeketivish për raportim të gabuar financiar në vitin 2022 dhe “djajtë” për shkak të një dificiti të lehtë në bilancet e fundit të dorëzuar në UEFA.
Ndërkaq, në hetim ishin gjithashtu dhe 3 klube nga Serie A, Roma, Milan e Inter, por të tre klubet kanë arritur të përmbushin detyrimet dhe kanë zbatuar me përpikëri marrëveshjen duke mos u gjobitur.
Vendimet e UEFA-s:
Barcelona është gjobitur me 500 mijë euro për raportim të gabuar në vitin financiar 2022.
Manchester United dënohet me 300 mijë euro për shkak të një deficiti të lehtë.
Milan, Monako, Roma Inter dhe PSG kanë arritur objektivat e vendosura për 2022.
CFCB do të vazhdojë të monitorojë gjatë sezonit të ardhshëm. /i.m /abcnews.al