Shpërthimi në Shkodër/Shefi i Komisariatit: Kemi detaje sekrete

schedule12:08 - 15 Janar, 2018

schedule 12:08 - 15 Janar, 2018

Shefi i Komisariatit të Policisë së Shkodrës foli për shpërthimin e fuqishëm. Ai është zyrtar i parë që jep deklarate për këtë ngjarje që shkaktoi kaos e panik në Shkodër.

Tri ditë pas ngjarjes së  rëndë në Shkodër, shefi komisariatit të policisë së këtij qyteti tha se kemi detaje sekrete për shpërthimin me tritol ku tetë persona u plagosën.

Komisar Hamdi Shullani u tha gazetarëve se ngjarja po hetohet nga një grup i madh ekspertësh.

Aty marrin pjesë specialistë të policisë vendore, ato te Krimeve te Renda dhe prokuroria e Shkodres.

“Vazhdon hetimi, është sekret, po merren Krimet e rënda, nga drejtoria e policisë shkdër te drejtoria e Policisë”- tha Shullani para gazetarëve.

Dyshohet që shënjestra e këtij atentati ishte Lulzim Kulla një person me të kaluar kriminale dhe që aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në Tirane, në gjendje të rëndë.

Dy persona të tjerë të plagosur në ngjarje ndodhen në rrezik jete, kurse të tjerët janë përmirësuar.

Tritoli që mendohet se ishin dy pako 400 gram, ishte vendosur në një motor pranë makinës së Lulzim Kullës në lagjen Rus. Shpërthimi u bë me telekomandë në kohën kur Kulla po hipte në makinën e tij Land Rover, por deri tani policia nuk ka një person të dyshuar për aktin./abcnews.al

Gazetar i ABC News, Shkodër: Simon Shkreli