Shpërthimi në Ravanusa të Italisë, deri më tani një viktimë, vijojnë të zhdukur 8 persona

schedule07:54 - 12 Dhjetor, 2021

schedule 07:54 - 12 Dhjetor, 2021

Nga shpërthimi i ndodhur në Itali, ku si pasojë u shembën tre banesa në Ravanusa në zonën e Agrigentos, deri më tani dy persona janë shpëtuar dhe një tjetër është gjetur i pajetë.

Mediat italiane bëjnë me dije se vijojnë kërkimet pasi nuk dihet fati për tetë personat e tjerë të cilët rezultojnë të zhdukur.

Dyshimet e para në lidhje me këtë ngjarje është për një rrjedhje e madhe gazit të metanit në rrjet, ka shkaktuar një shpërthim nga i cili janë shembur tre shtëpi dhe janë dëmtuar tre të tjera./abcnews.al