Katër persona janë shoqëruar pranë Komisariatit nr. 1 në Tiranë, në lidhje me shpërthimin e ndodhur në një pikë karburanti në zonën e Brrylit në Tiranë.
Sipas të dhënave paraprake, mes personave të shoqëruar janë administratori i pikës së karburantit, menaxheri dhe drejtuesi teknik i saj.
Në komisariat është shoqëruar edhe drejtuesi i mjetit që po furnizohej me karburant në momentin kur ndodhi shpërthimi.
Policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në shpërthim.

