Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Shpërthimi në pikën e karburantit/ Drejtori i Zjarrfikëses Tiranë: Rrjedhje gazi nga dhoma ku rrinin punonjësit

schedule11:06 - 9 Shtator, 2026

schedule 11:06 - 9 Shtator, 2026

Një shpërthim i ndjekur nga flakët ka përfshirë një pikë karburanti në zonën e “Brrylit” në Tiranë, si pasojë e një rrjedhjeje gazi nga dhoma e punonjësve. Ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse bëri të mundur mbylljen e rubinetit të gazit dhe izolimin e shpejtë të vatrës. Drejtori i Zjarrfikëses Tiranë, Shkëlqim Goxhaj, konfirmoi se situata u vu plotësisht nën kontroll brenda pak minutave.

“Salla jonë operative ka vënë në lëvizje dy stacionet e para të cilat janë edhe afër pikës së karburantit. Është stacioni i Kinostudios dhe stacioni i Qytet Studentit, të cilën në pak minuta kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar që pika e karburantit dhe ambientet e zyrave kanë qenë të rrëzuara në tokë, gjithashtu ka pasur edhe flakë.

Kjo ka ndodhur si pasoje e shpërthimit dhe menjëherë punonjësit e shërbimit zjarrfikës kanë ndaluar rrjedhjen e gazit, sepse edhe flaka që vazhdonte në këtë pikë ka qenë nga rrjedhja e gazit. Kanë mbyllur rubinetin dhe në pak minuta është bërë e mundur izolimi i flakëve dhe pas kësaj situate çdo gjë ka qenë në kontroll. Situata u vu nën kontroll sepse edhe masa e flakëve nuk ka qenë shumë e madhe, pra ka qenë shpërthim jo zjarr”, tha Goxhaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!