Shpërthimi në Beirut, reagon Rama: Çfarë lëndimi e trishtimi, solidaritet me popullin e Libanit

schedule22:38 - 4 Gusht, 2020

schedule 22:38 - 4 Gusht, 2020

Një shpërthim i fuqishëm në një depo me lëndë plasëse u ka marrë jetën të paktën 30 personave dhe ka lënduar mijëra të tjerë.

Pas kësaj ngjarjeje, ka reaguar edhe kryeministri i vendit Edi Rama. Me anë të një postimi në Twitter, kreu i qeverisë dërgon mesazh ngushëllimi dhe solidariteti në drejtim të popullit libanez.

Qeveri nga e gjithë bota kanë ofruar suportin e tyre në drejtim të popullit libanez, përfshirë këtu Mbretërinë e Bashkuar, SHBA-të, Kanadanë dhe Izraelin.

Solidaritetin e tij me popullin e Iranit e ka shprehur edhe presidenti i Republikës Ilir Meta me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

Çfarë lëndimi e trishtimi! Vdekje, plagosje, shkatërrim që le pa frymë e pa fjalë!Ngushëllime e solidaritet me popullin e Libanit.