Atentati në Vlorë, 33-vjeçari dëmtime të rënda në gjymtyrë, niset me urgjencë drejt Tiranës

schedule16:23 - 19 Dhjetor, 2021

schedule 16:23 - 19 Dhjetor, 2021

Hetimet e policisë në lidhje me atentatin me eksploziv të ndodhur pasditen e sotme në Vlorë janë përqendruar në të shkuarën e shënjestrës, 33-vjeçarit Indrit Sadedini.

ABC mëson se po hetohet e kaluara e tij edhe jashtë vendit ku ka jetuar për disa kohë. Nga sa mësohet i riu nuk ka qenë i dënuar por ka disa precedentë të mëparshëm për shkak të përfshirjes në disa konflikte me persona të tjerë.

Autori që ka vendosur eksplozivin në garazhin e tij në pallatin ku ai jetonte ka qenë në afërsi të vendit të ngjarjes në momentin kur ka ndodhur shpërthimi. Tani pritet këqyrja e pamjeve të regjistruara nga kamerat e sigurisë për të mësuar detaje të tjera rreth ngjarjes.

33-vjeçari është dërguar drejt Tiranës për një ndihmë të specializuar mjekësore, pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën ndërsa dyshohet se si pasojë e shpërthimit ka pësuar dëmtime të rënda në gjymtyrë. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!