Shpërthimi i Lacios, Igli Tare: Me këmbë në tokë, synimi jonë Championsi

schedule16:29 - 4 Shkurt, 2020

schedule 16:29 - 4 Shkurt, 2020

Drejtor sportiv i Lacios, Igli Tare, deklaron se ekipi i tij e meriton të jetë këtu ku është. Lacio momentalisht renditet në vendin e tretë me një ndeshje për të luajtur dhe kanë 16 ndeshje radhazi pa humbje. Tare është shumë i kënaqur nga ekipi, por rikujton objektivin e fillim sezonit.

“Rezultatet pozitive të japin shumë besim. Më vjen mirë që në ekip mbizotëron një frymë pozitive, por duhet të kujtojmë objektivin që kishim në fillim të sezonit. Mendoj se është shumë herët për të folur për çështjen e titullit. Me rezultatet dhe pikët që kemi mund të besojmë te “Scuddetto”, por nga eksperienca gjithçka mund të ndryshojë shumë shpejt,” tregon ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare në emisionin “Tiki Taka”.

“E meritojmë vendin ku jemi dhe do të vazhdojmë po me të njëjtin ritëm. Puna e trajneri Inzaghit dhe stafit të tij është e mrekullueshme, i falënderoj ato. Kanë mbetur dhe 17 ndeshje deri në fundin e sezonit dhe gjithçka mund të ndodhë,” mbyll Igli tare. Lacio është vetëm 2 pikë larg vendit të dytë që mbahet nga Inter dhe 5 pikë nga Juventusi i vendit të parë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!