Shpërthimi i fuqishëm në hotelin luksoz të Havanës, shkon në 22 numri i viktimave

schedule07:48 - 7 Maj, 2022

schedule 07:48 - 7 Maj, 2022

Ka shkuar në 22 numri i të vdekurve, pas një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi një ditë më parë në një nga hotelet më luksoze me pesë yje të Havanës, në Kuba.

Mendohet se një cisternë gazi e cila ishte parkuar jashtë hotelit Saratoga në Havanën e Vjetër mori flakë, duke shkaktuar një shpërthim që shkatërroi disa kate të ndërtesës.

Hoteli historik kishte vetëm katër ditë që ishte hapur, pas pandemisë. Tani është kthyer në gërmadha, shkruan BBC, përcjell abcnews.al.

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar për të gjetur njerëzit e bllokuar nën rrënoja. Presidenca Kubane tha se në mesin e të vdekurve ishte një grua shtatzënë dhe një fëmijë.

Ngjarja e rëndë ndodhi teksa turizmi në vend po rikthehej nga dy vite të vështira të shkaktuara nga pandemia Covid-19.

Hoteli Saratoga, një pikë referimi në distriktin kolonial të kryeqytetit, ishte mbyllur për rinovim gjatë pjesës më të madhe të kësaj periudhe. Ndërtesa e shekullit të 19-të është simboli i Havanës dhe vizitohet nga të famshëm. g.v/abcnews.al