Shpërthimi i biznesit në Durrës, pistat ku po heton policia

schedule11:36 - 3 Prill, 2024

schedule 11:36 - 3 Prill, 2024

Hetimet për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në Durrës ku ndaj një biznesi u hodh lëndë plasëse, janë ende në vijim.

Sipas policisë janë ngritur dy pista hetimore, që ka të bëjë me konfliktin e pronësisë dhe tjetra ka të bëjë me konkurrencën.

Por pronari i biznesit dyshon se është i njëjti autor, pasi sipas tij është e njëjta mënyrë që kanë ndodhur rastet e tjera të vënies së tritolit ndaj këtij biznesi. Pronari Artan Alla ka treguar se biznesit të tij i është vendosur tre herë lëndën plasëse dhe se asnjëherë nuk është zbardhur si ngjarje, por as nuk janë kapur autorët.

“Është përdorur e njëjta skemë. Autori ka qenë I maskuar dhe me maskë është kapur momenti kur hedh lëndën plasëse në oborrin e brendshëm. Ka qenë në këmbë”, ka thënë ndër të tjera pronari i biznesit Artan Alla.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!