Shpërthimi i argjendarisë në ish-Bllok, dyshime për gabim njerëzor

schedule14:03 - 16 Korrik, 2019

schedule 14:03 - 16 Korrik, 2019

Shpërthimi i fuqishëm në një argjendi në zonë e ish-Bllokut mund të ketë ndodhur nga një gabim njerëzor. Dyshimet e para të grupit hetimit janë se rrjedhja e gazit ka provokuar edhe shpërthimin e fuqishëm, ndërsa gazi mbahet jashtë kushte teknike në bodrumin argjendarisë.

Ekspertët u rikthyen edhe njëherë në vendin e shpërthimit në ish-Bllok, për të këqyrur bodrumin e argjendarisë. Dëmet materiale janë të shumta jo vetëm te argjendaria, por edhe te bizneset e tjera që janë ngjitur me të. Një nga bashkëpronaret tregon momentet e tmerrit, pak pasi ndodhi ngjarja.

“Është shkrumbuar, është djegur çdo gjë brenda. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, shiko makinat jashtë. Ka qenë muri goxha i fortë thanë këta të riminalistikës që e kanë mbajtur deri këtu shpërthimin”, tha ajo.

Këto dy bombola njëra me gaz propan dhe tjetra me gaz tenkin u sekuestruan nga grupi hetimor për të zbuluar shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Sipas hetimeve të deri më tanishme mendohet se shpërthimi ka ndodhur nga ngopja e bodrumit të argjendari me gaz. Rrjedhja e gazit u provokua nga një shkëndijë elektrike, duke aktivizuar edhe shpërthimin e fuqishëm. Bombolat ishin mbushura me gaz teknin, që njihet për fuqinë shkrirëse të metalit dhe propan, që merret me përpunimin e floririt.

Një nga shkeljet e vërejtura nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial është fakti se, bombolat e gazit ishin në bodrum dhe në ambient të mbyllur. Ende nuk dihet nëse argjendaria ka qenë e pajisur me licencë për përpunimin e floririt dhe nëse, ISHTI kishte kryer kontrollin teknik periodik të biznesit që është në pronësi të Sokol Pirra.

Ky i fundit mbeti lënduar nga shpërthimi bashkë me gruan tij. Ndërkohë për ndihmë mjekësore janë edhe dy persona të tjerë të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën./ABC News Albania 24/7