Shpërthimet në veri të Kosovës, policia: Asgjë për tu shqetësuar

schedule22:03 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 22:03 - 7 Dhjetor, 2022

Pak çaste më parë, Nacionale, duke u thirrur në burimet e Mitropol, raportoi rreth një shpërthimi të ri në Lagjen e Boshnjakëve.

Gazeta menjëherë kontaktoi me zëdhënësin e Policisë së Kosovës për Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti.

Ky i fundit tha se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe se situata është e qetë. Veç kësaj ai shtoi se zërat e dëgjuar kanë qenë të mjeteve piroteknike.

“Absolutisht nuk ka asgjë shqetësuese. Janë dëgjuar zhurma të mjeteve piroteknike”, tha ndër të tjerash Hoti për Nacionalen.