Shpërthim zjarri në repartin e Covid-19 në Turqi, 8 viktima

schedule09:54 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 09:54 - 19 Dhjetor, 2020

Tetë persona kanë mbetur të vdekur nga shpërthimi i zjarrit në një spital privat në Turqi.

Lajmin u bë i ditur nga zyra e guvernatorit të provincës juglindore, Gaziantep.

Përmes një deklarate, guvernatori tha se zjarri u shkaktua nga shpërthimi i një respiratori. Ndërkohë  11 pacientë që po trajtoheshin në repartin ku shpërthyen flakët janë transferuar në spitalet e afërta.

Sipas deklaratës së spitalit  “Sanko”, zjarri shpërtheu në mëngjes në repartin e kujdesit intensiv ku ishin të shtruar pacientë me Covid-19.

Pacienti më i ri që vdiq nga shpërthimi i zjarrit ishte një 56 vjeçar, ndërsa më i moshuari 85 vjeç. Raportohet se shtatë pacientë vdiqën në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër gjatë transferimit në një spital tjetër.

Zjarrfikësit dhe policia nxituan në vendin e aksidentit, ndërkohë që nisën dhe hetimet. Turqia ka regjistruar deri më tani  1,982,090 raste me Covid-19 dhe 17,610 viktima./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!