Shpërthim në universitetin e Lionit

schedule10:49 - 17 January, 2019

schedule10:49 - 17 January, 2019

Një shpërthim i fortë, i shoqëruar nga një zjarr i fuqishëm, u regjistrua mëngjesin e sotëm në kampusin e universitetin e Lion në qendër të Francës. Shpërthimi ndodhi në një zonë ku po punohej për rinovimin e ndërtesës.

Një person u plagos lehtë, ndërsa autoritetet franceze theksuan se situata ishte në kontroll dhe se personeli e studentët ishin të sigurtë.

Sipas të dhënave të para, shpërthimi u shkaktua nga tre bombola gazi që ndodheshin në kantier dhe që shpërthyen në çatinë e ndërtesës. Nga aty nisi dhe zjarri që krijoi një tym të dendur të zi./abcnews.al